Albspirit

Media/News/Publishing

Celulari që ju mbron nga përgjimi

Dëshironi që mos të përgjoheni nga celulari që dispononi. Tashmë ekziston një telefon i zgjuar për përdorim specifik dhe me një çmim marramendës. Bëhet fjalë për “Solarin”, telefonin e prodhuar nga kompania më e re britanike “Sirin Labs”.

Telefoni është hedhur tashmë në treg me çmimin e çmendur 14 mijë dollarë. Kompania thotë se aparati ofron siguri të nivelit ushtarak, por u sugjerohet biznesmenëve.
“Solarin” është i pajisur me një proçesor Snapdragon 810 me 2Ghz shpejtësi dhe 8 berthama, 4 GB RAM, 128 GB memorie të brendshme, 5 antena me shpejtësi të lartë interneti, kamer 23.8 mega piksele.

Telefoni është i veshur me lëkurë italiane të cilësisë së lartë dhe ka sensorë me shenja gishtat, të personalizuar. Celulari ka ngjallur besimin dhe ka tërhequr investues që kanë ofruar 72 milionë dollarë për zhvillimin e mëtejshëm të tij.

Please follow and like us: