Albspirit

Media/News/Publishing

Deputeti i PS tregon sherrin e Mehmetajn: Ajo donte të më përdhunonte

Në seancën e tensionuar të Kuvendit, përveç tymueseve dhe përplasjeve me gardën u shënua edhe një incident mes deputetes së LSI-së, Kejdi Mehmetaj dhe atij të PS-së, Bujar Çela. Deputetja Mehmetaj shkoi t’i merrte kartën elektronike në mënyrë që deputeti socialist të mos votonte, por ky i fundit u kundërpërgjigj duke e shtyrë.

I pyetur nga media per këtë incident, Çela tha se “ajo si gjithë aleanca e plehrave donte të dhunonte. Donte të përdhunonte të drejtën që më kanë dhënë shqiptarët. Të merrte kartën, që të mos shprehnim të drejtën e votës tonë legjitime. Ajo duhet të shkojë pas hekurave me gjithë paraardhësit e saj që kanë përdhunuar votën e shqiptarëve”. Deputetja Mehmetaj u shpreh gjatë një interviste për Balkanweb se kolegu socialist e ka dhunuar. I pyetur mbi këtë akuzë të deputetes së LSI-së, Çela tha se “unë mbrojta kartën që ma ka dhënë populli shqiptar. Mu drejtua me fjalë fyese dhe ofenduese. Prokurorja e re nuk ka shumë punë, do të lexojë dosjet që ka lënë pezull Adriatik Llalla”.

Please follow and like us: