Albspirit

Media/News/Publishing

Pjerin Ndreu: Kryeprokurorja, kushërirë e Albina Dedes

Zgjedhja e kryeprokurores së re të përkohshme, Arta Marku është kundërshtuar me ngulm nga ana e Opozitës më veçanërisht nga Partia Demokratike.

Por në një reagim në rrjetet sociale, deputeti i PS Pjerin Ndreu ka zbuluar një fakt interesant. Ai shkruan në facebook, se kryeprokurorja e re vjen nga një familje e djathtë dhe se nusja e saj e dajës është ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda.Pjerin Ndreu shkruan se pavarësisht kësaj rrënje familjare, mazhoranca e votoi, pasi beson në aftësitë e saj profesionale.

“Megjithëse me prejardhje të djathtë, ajo rrjedh nga familjet më të nderuara të atyre zonave, përveç integritetit profesional, që nuk ka jurist të berishizuar që ta vërë në diskutim!!!”,- shkruan Pjerin Ndreu ndër të tjera.

Screenshot_23.jpg

Please follow and like us: