Albspirit

Media/News/Publishing

E quajti aktor të dështuar, Hazizi ka një përgjigje për Bleonën

Sherri i momentit është ai mes Bleona Qeretit dhe Gent Hazizit. Filloi ashtu papritur, por duket se do të vazhdojë gjatë. Ishte Bleona që reagoi ashpër, pasi emri iu përmend gjatë  emisionit ‘Shiko kush luan’, ku aktori Gent Hazizi  e bëri  çift me Flori Mumajesin.

Edhe pse ishte një lojë, Bleona nuk e pëlqeu aspak. E mori aq seriozisht, sa nuk la gjë pa thënë për aktorin, nga mjekër cjap, aktor i dështuar e shumë fjalë të tjera fyese.

Por, edhe Gent Hazizi, nuk ka duruar gjatë dhe i ka kthyer përgjigje Bleonës. Në një status në Facebook, Hazizi bën ironi dhe i drejton një kërkesë të veçantë Bleonës.

“Bleona Qereti: Ti je endrra ime që nga femijeria si këngëtare e madhe, je endrra e te gjithe shqiptarëve kudo qe jane si nje profesioniste e shkelqyer e muzikes, je endrra e te gjithe meshkujve shqiptarë per sensualitetin femeror. Ndjese! Ndjese!

Ne spektaklin “Shiko kush luan” u permende ne nje loje qe emisioni ben per nder te VIP-ve. Te ftoj te kuptosh se çfare mendoj per ty ne premieren time “Çfare do behem kur te rritem?”, stand up comedy, në Teatrin Kombetar ne datat 20,21,23,24,25 dhjetor ora 18:00 .Të përqafoj! Eja në Teater!”, shkruan Gent Hazizi.

A do të shkojë Bleona? Presim përgjigjen e saj të radhës, pasi nuk mund ta lërë me kaq këtë muhabet.

Please follow and like us: