Albspirit

Media/News/Publishing

Modelja me këmbët më të gjatë në botë

Një modele 20-vjeçare është bërë e famshme në Kinë, për shkak të këmbëve të saj shumë të gjata. Këmbët e Dong Leit janë 1 metër e 14 centimetra të gjatë, aq sa gjatësia e një fëmije 7-vjeçar. Vetë modelja është 1 metër e 80 centimetra e gjatë dhe u bë e famshme në të gjithë Kinën pas pjesëmarrjes në programin televiziv “Supermodel”. Dong Lei ka thënë se gjatësinë e ka marrë nga prindërit e saj. Rekordin për këmbët më të gjatë në botë e mban ish-basketbollistja ruse Svetlana Pankratova: gjymtyrët e saj të poshtme kanë një gjatësi prej 132 centimetrash.

Please follow and like us: