Albspirit

Media/News/Publishing

Sokol Balla ikën nga TCH, gazetari i njohur në negociata me një tjetër televizion

Gazetari i njohur Sokol Balla duket se pas largimit nga posti i Drejtorit të Informacionit, nuk do ta bëjë më emisionin e tij në Top Channel.

Ai është parë në ambientet e Vizion Plus. Burime për Gazetën Shqiptare kanë thënë se drejtuesi i emisionit Top Story, ka takuar drejtuesit e televizionit Vizion Plus. Po të njëjtat burime kanë thënë se bisedimet mes dy palëve janë ende në vazhdim.

Konkretisht nuk dihet se cili do të jetë roli i gazetarit të njohur në ekranin e Vizion plus. Gazeta Shqiptare kontaktoi drejtpërdrejt me gazetarin dhe ai na tha se nuk kishte asnjë koment.

Prej më shumë se një muaj Sokol Balla është liruar nga funksionet e tij drejtuese në Top Channel, duke u fokusuar vetëm tek emisioni Top Story.

Please follow and like us: