Albspirit

Media/News/Publishing

Stilolapsi dhe blloku i shënimeve lënë pas lap topin

Të marrësh shënime me dorë, duke përdorur letër dhe stilolaps të ndihmon të kujtosh më mirë informacionet në një moment të dytë. Kështu thotë një studim i fundit i zhvilluar nga Universiteti Princeton, që ka treguar se përdoruesit e stilolapsit kanë më pak vështirësi në formulimin e nocioneve të shkruara më parë.

Pam Mueller, psikologia që ka drejtuar studimin, ka deklaruar se ishte frymëzuar nga periudha kur kishte qenë asistente e një profesori.

“Isha mësuar gjithmonë me lap topin me vete për të marrë udhëzimet e profesorit, por një ditë e harrova në shtëpi dhe u detyrova të përdorja letër dhe stilolaps. Pash që kisha akumuluar më shumë informacione se zakonisht”, tregon Mueller.

Por, kujdes! Pavarësisht kësaj ekzistojnë edhe situata kur përdorimi i lap topit mund të jetë më produktiv.

Please follow and like us: