Albspirit

Media/News/Publishing

Video/Pas divorcit, ndan gjithçka përgjysmë

Divorcet janë gjithmonë të dhimbshme, por njerëzit i përjetojnë në mënyra të ndryshme. Disa vendosin të shikojnë përpara, ndërsa të tjerë u pëlqen që të hakmerren. Një gjerman ka vendosur të nxjerrë në shitje gjysmat e të gjitha gjërave, të cilat i ka blerë së bashku me bashkëshorten e tij. Ai ka vendosur që ato t’i shesë online.

Ju mund të blini në eBay gjysmë laptopi, gjysmë makine, gjysmë shtrati, gjysmë iPhone, gjysmë televiziori, gjysmë disku, gjysmë biçiklete, gjysmë dollapi e të tjera.

I njëjti person ka publikuar edhe një video në YouTube ku shihet duke prerë pajisjet shtëpiake. Video që është titulluar “Për Lauran”, hapet me fjalinë: “Faleminderit për 12 vitë ‘të mrekullueshme’, Laura”.

Megjithatë, ka disa dyshime, për disa nga fotot. Përshembull, komentuesit online kanë thënë se si është e mundur që një gjysmë makine të qëndrojë në ajër, ndërkohë që ajo nuk ka pjesën nga mbrapa për ta mbajtur, pasi normalisht pjesa ku është prerë makina duhej të ishte në tokë.

Sido që të jetë e vërteta e makinës, duket se gjermani është mërzitur shumë dhe ka ndarë në dy pjesë televizorin dhe disa pajisje të tjera shtëpiake.

Please follow and like us: