Albspirit

Media/News/Publishing

Dako çon në gjykatë Bashën

Akuzat e shumta që ka adresuar Partia Demokratike ndaj kryetarit të bashkisë së Durrësit, kanë detyruar Vangjush Dakon që ta çojë në gjyq Lulzim Bashën.

Lajmin e ka bërë publik vetë z. Dako, në Facebook, i cili shkruan se kryedemokrati ka shpifur ndaj çdo pretendimi të ngritur ndaj tij.

“Kam vendosur ta çoj në gjyq Lulëzim Bashën, si një shpifës profesionist që e ka kaluar cakun e tolerancës time. Ky njeri që gënjen sy për sy kë t’i dalë përpara, një i paaftë që si kryetar bashkie la kokrrën e namit me paaftësinë e me gënjeshtrat e tij, dhe si kryetar i opozitës e ka bërë qesharake Partinë Demokratike, duhet të përgjigjet përpara drejtësisë për shumë gjëra”, shkruan Dako.

Ai paralajmëron se me ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, do të përballet me të në gjykaë.

“Do t’i japë patjetër përgjigjet e veta përballë institucioneve të reja të reformës në drejtësi që ai po bën çmos ta bllokoje, me mua do të përballet e do të përgjigjet përpara gjykatës për shpifjet e tij prej mashtruesi profesionist”.

Kryebashkiaku “kërcënon” duke thënë se “unë e kam ndarë mendjen që të mos i ndahem derisa të gjithë baltën e tij ta gëlltisë mbrapsht në sytë e gjithë popullit”.

Please follow and like us: