Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Shkeljet kushtetuese…

 

O vend i marrë peng. Edhe një here, me që e harroni shpesh. Shkeljet kushtetuese ne Shqipëri janë si shkeljet që gjelat i bëjnë pulave. Një praktikë normale që nuk ka kaluar asnjë kufi. Po një normalitet natyral që në mënyrë më të mundshme normale ndodh vetëm tek ne. Ndofta kjo është arsyeja që edhe bota po i shtyn ditët tona si merita. Të gjithë vendet e rajonit mund të mburren me kushtetutën, mbrojtjen deri në masën, të paktën 90% të saj, asesi ne. Dhe është eksituese sepse ia shikojmë zullumin tek kundërshtari sikur vet të jemi të virgjër. Në fakt jemi zullumi i netëve kur fshinim rrugët me arixhofkat. Sot nuk i fshijmë fare, megjithëse i mbajmë borderotë aty, me plot emra fiktivë. Ndaj ngjarjet e këtyre ditëve nuk janë asgjë tjetër një normalitet. Pse i bini më qafë ambasadorit amerikan? Pse bëni ca krahasime me kushtetutën amerikane? Pse i bini më qafë Europës? Ne po e pushtojmë ditë më ditë? Nuk ka këmbë shqiptari të ketë dëshirën të jetojë në Shqipëri. Eshtë fakt…, ata që janë, rrinë nga halli. Ose u ka zënë rrota bishtin. Shkeljet e kushtetutës, leximi i saj është një eksitim më vete. Sidomos kur ndërfuten edhe ndajshtimet, lidhëzat shtuese, veçuese, në ato pargrafët dhe nën paragrafët e pafund. Aq sa gjithkush ka të drejtë.
Nga ana tjetër, shkeljet vijnë nga kodet. Në kontekst me aktivitetin njerëzor. E tek ne kodi moral përshembull, është marre, turp. Së pari a mund të ngrihet një popull, t’i shkoj pas Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, për një prokuror, qoftë ky femër a mashkull, i përkohshëm a i përjetshëm?!
Asesi. Ndaj janë shpikur këto metodat me militantë nga rrethet, duke i sjellur me ca autobuzë ku lëvron paraja informale. Nuk e di kush dreqin ua futi shqiptarëve këto metoda të mbrapshta, gjoja të demokracisë. Po me siguri ndonjë nga këta që pasi shkelin me të dya këmbët statutet e partisë, bëhen kryeministra, president etj. Tani e drejta është kashtë e koqe, ndaj dhe këta që nuk kanë turp fare prej videosh të gjalla ku tregohet se si një militant voton shtatë here, flasin për shkelje të kushtetutës. Nuk e di nëse ka mbetur më demokratë që t’i shkoj nga mbrapa kësaj lëvizje banale, kësaj aleance banale midis Lulzim Bashës, Monikës dhe Sali Berishës. Ndofta Edi Rama ka të drejtë kur thotë, vazhdoni me këta se në zgjedhjet e tjera do jeni akoma më pak në numër. Megjithatë për demokratët kjo nuk ka asnjë rëndësi, të rrojë militantizmi. Eshtë fakt i gjallë, fare i kuptueshëm, që gjithçka ndodhi të hënën në 18 dhjetor të ketij viti është dhe do të mbesi një dhuratë e radhës për Edi Ramën. Jo shkelje kushtetuese. Jo, jo aspak. Nëse do të flisnim për një të tillë. Ajo duhej të ishte qitaposur së pari në tre lëvizje me vlerë kombëtare. 1) Berisha duhej të kishte dale në pension me kohë. 2) Monika do bënte mire të ruante fronin e zonjës së pare. 3) Dhe Lulzim Basha të hapte krahun pasi PD-ja e sotme vetëm PD nuk është, por një kufomë. Kjo falë shkeljes që i bëri ai statutit apo kushtetutës së PD-së. Këto janë shkeljet e para morale dhe si të tilla janë më të forta se ato kushtetueset që bën Edi Rama me Donald Lu-në.

Please follow and like us: