Albspirit

Media/News/Publishing

Lieberman: Nuk do të tolerojmë më sulmet me raketa

Izraeli është gati të paguajë çmimin e vendimit të fundit të SHBA-së mbi Jeruzalemin por nuk do të pranojë vazhdimin e sulmeve me raketa palestineze, tha sot ministri i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman.

Njohja nga SHBA-ja e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit ka shkaktuar që prej datës 6 dhjetor manifestime dhe përplasje gati të përditshme me forcat izraelite në Territoret Palestineze, si dhe lëshime raketash me prejardhje nga Ripi i Gazas drejt Izraelit.

“Ishte e qartë për ne që deklarata e presidentit Trump për Jeruzalemin do të kishte një çmim dhe e përsëris se ne jemi të gatshëm të paguajmë çdo çmim”, tha ai në bazën ushtarake “Reim”.

“Ne nuk do të tolerojmë që goditjet me raketë të bëhen një normalitet”, paralajmëroi ai.

Sulmet me raketa kanë shkaktuar dëme, por nuk kanë bërë viktima.

Këto sulme me raketa po rikthejnë përballjen me lëvizjen islamike Hamas, që qeveris Rripin e Gazas.

Ministri izraelit i Mbrojtjes ishte sot për vizitë pranë kufirit me Gazan.

Please follow and like us: