Albspirit

Media/News/Publishing

Arben Shaka: RASTËSI

Kaloj në një rrugë dytësore pranë shtëpisë, ndërmjet një lokali Bar-kafe dhe një hoteli. Para meje një grup me adoleshentë djem e vajza, qeshnin e dialogonin me zë të lartë.Ndër kohë filluan të pozonin për të bërë fotografi…

Kalova pa u ndjerë kur pas shpinës time dëgjoj nja dy zëra të rrevoltuar…Mos …na e prishi pozën ky bullafiqi…qënka si dëng me lesh. Qesha me vehte dhe si për inerci,para se të marr kthesën, nxorra aparatin fotografik, shkrepa një pozë drejt tyre, e futa në xhep dhe vazhdova rrugën…

Dëgjoj mbas shpine thirrjen…hejjj na nxorri ne foto…filluan zërat rrevoltues…o trashaluq, o të bëfsha…o bidon…dy tre prej tyre më ndjekin pas. Ndaloj ,kthej kokën, më afrohet një vajzë simpatike e shqetësuar për foton që shkrepa ndaj tyre…

Mos u shqetëso i u drejtova vajzës, do ta prish foton,ja…dhe ajo e pa që e prisha, ndërkohë u afruan të tjerët…e hoqi e pash vetë…ngriti zërin vajza…

Ju dëgjova që më shatë, bile nje djalosh prej jush më shau edhe nga nëna…na fal fal xhaxhi…U prezantova duke u thënë që dikur kam qene artist aktor ,klloun etj,etj…Reaguan pak të habitur duke me përshëndetur me dashamirësi…U ndava prej tyre….mbas shpine dëgjoj një zë….Iiiiiii ky është ai që luan tek rreklama turke…..

21.Dhjetor. 2017.

Please follow and like us: