Albspirit

Media/News/Publishing

Sekretet e masazheve erotike

Ke dëshirë ta provosh magjinë e masazhit? Zbulo bashkë me ne masazhet sensuale, për t’u praktikuar mbi trupat tuaj… I ke provuar ndonjëherë masazhet sensuale, për të ngrohur atmosferën? Objektivi? Me siguri të përkëdheleni e të çlodheni, por edhe të nxisni dëshirën seksuale dhe të gjallëroni potencën erotike të çdo pjese të trupit.

Nis nga koka

Si bëhet? Partneri është shtrirë me shpinë, kokën e ka mbështetur mbi jastëk. Ti e ulur në gjunjë, pas atij, ia vë duart në ballë dhe nis ta përkëdhelësh: nis nga hunda dhe ngjitu deri te flokët, duke alternuar duart. Përsërite këtë lëvizje dhjetë herë, duke e ndryshuar intensitetin e presionit, sipas dëshirës së partnerit. Në fund, mbështet pëllëmbët mbi tëmtha dhe mbaji në atë pozicion për dy minuta.

Pse është efikas? Sepse këto përkëdhelje nxisin qendrën energjetike që ndodhet prapa ballit, që quhet edhe “syri i tretë”. Rezultati: tensioni ulet, stresi zhduket, një ndjenjë lehtësuese e përshkon personin që masazhohet.

Çasti më i mirë për ta provuar: Duke qenë i lehtë, është një ngrohës ideal në krahasim me masazhet e tjerë erotikë. Për të krijuar atmosferën e duhur, duhet të bëhet në fillim të mbrëmjes. Realizohet edhe nga fillestarët. Masazhi në kokë është i lehtë dhe i shpejtë, lejon të vendoset një kontakt i parë fizik.

Porosi: Për ta bërë edhe më erotike, bëj disa lëvizje rrethore në skalp, plot me pika erogjene.

E rëndësishme: Veshi është një zonë shumë e ndjeshme dhe ekstremisht erogjene, që me t’u stimuluar, çon elektricitet në fund të stomakut. Përfito për ta gudulisur me gjuhë ose me frymë të ngrohtë. Megjithatë, duhet të kesh kujdes! Disa njerëz nuk kanë qejf që dikush t’iu afrohet shumë veshëve. Kështu që duhet të ndalesh para sinjalit të parë të një refuzimi.

Më ke hip mbi shpinë…

Si bëhet? Është një rast I shkëlqyer për të provuar masazhin e famshëm kalifornian! Partneri është shtrirë barkas. Vendosu në nivelin e kokës së tij dhe mbështeti pëllëmbët në pjesën e ngritur të shpinës. Rrëshqiti ngadalë duart deri në ijë, do I japësh një ndjenjë çlodhjeje muskulare, drejt pjesës së poshtme, në drejtim të këmbëve. Ushtro një farë trysnie mbi ijë, rrëshqiti duart në vithe për t’i ngjitur deri në sqetull para se të masazhosh lehtësisht shpatullat për t’u kthyer në pozicionin e nisjes. Përsërite këtë lëvizje duke e rritur pak nga pak presionin. Mos harro që duhet të sintonizosh lëvizjet e tua me frymëmarrjen e partnerit: zbrit kur ai e nxjerr ajrin dhe ngjitu kur e thith ajrin.

Pse është kaq efikas? Sepse të çlodh! Tensioni i muskujve shkrihet nën efektin e lëvizjeve shtypëse. Një benefit tjetër: ky masazh gjallëron ndjeshmërinë e lëkurës. I dashuri yt do bëhet edhe më i ndjeshëm ndaj përkëdhelive të tua!

Momenti më i mirë për ta provuar: Pas një dite të lodhshme pune, kur ai ndihet shumë i stresuar dhe i lodhur për t’u argëtuar paksa. Çlodh dhe risjell dëshirën!

Porosia: Sa për ta ndryshuar herë pas here, dije se masazhi kalifornian bëhet edhe në bust dhe në bark: vendosu në të djathtë të partnerit, mbështetja duart mbi bark, bëji masazhe rrethore në drejtim orar.

E rëndësishme: Ky masazh quhet në të vërtetë “Sensitive Gestalt Massage”. Përdoret termi kalifornian thjesht sepse kjo teknikë ka lindur në këtë rajon të Shteteve të Bashkuara, gjatë viteve gjashtëdhjetë.

Pranë zemrës… ose më thjesht: në bust

Si bëhet? Vendosu në të djathtë të partnerit, në nivelin e vitheve të tij. Mbështeti duart në kraharor, duke i hapur plotësisht. Në vijim bëj 3 lëvizje rrethore: në drejtim orar për gjoksin e djathtë, në drejtim kundërorar për atë të majtë. Gjithmonë me një lëvizje rrethore, afroji e pastaj largoji pjesët e gjoksit nga njëra tjetra. Më pas, rrëshqiti gishtat nga pjesa e thithkës drejt pjesës periferike të gjoksit, pastaj masazhoje lehtë lëkurën duke ndryshuar trysninë. Për ta mbyllur me kënaqësi, përdor gojën për ta puthur lehtë mbi gjoks.

Pse është kaq efikas? Busti dhe barku rezultojnë ndër pjesët më të ndjeshme të trupit: lëkura që mbulon klavikulat është shumë e hollë, pra dhe shumë e ndjeshme ndaj prekjes, si te femrat dhe te meshkujt, gjoksi është një zonë erogjene dytësore, që me t’u përkëdhelur, provokon eksitim në zonat parësore (organet seksuale).

Çasti më i mirë për ta  provuar: Kur e kupton që dëshira e tij erotike është në rënie. 30 minuta nga ky masazh sensual në bust duhet të mjaftojë për rizgjuar dëshirën e hamshorit të zjarrtë që fshihet brenda tij.

Porosi: Pse nuk përdor një pupël ose një penel për të përkëdhelur gjoksin e atij? Këto objekte do e bëjnë të drithërojë nga kënaqësia!

E rëndësishme: Nëse ngacmohen si duhet, thithkat mund të çojnë direkt në orgazmë! 24 % e grave në sondazhe deklarojnë se mund të kënaqesh edhe vetëm me përkëdheli në gjoks.

Në krahët e tij

Si bëhet? E ulur afër shpirtit tënd, merri dorën e djathtë me dorën tënde të majtë e vëre dorën tënde të djathtë në pulsin e tij, me gishtat e drejtuar nga shpatulla e tij. Ngjite dorën nga pulsi drejt bërrylit, pastaj vazhdo deri në shpatull për t’u kthyer drejt krahut. Bëji lëvizjet gjithmonë ta ndara nga njëri tjetri.

Në vazhdim vendosi duart paralelisht në parakrahun e tij dhe ngjitu deri në shpatulla duke ushtruar një trysni të njëtrajtshme. Zbrit prapë duke e ulur forcën. Përsërite këtë gjest disa herë. Në fund, shtrëngo dorën e djathtë në mes të tuave dhe masazho pëllëmbën e tij me gishtin e madh para se të rrëshqasësh gishtin tregues mes gishtave të tij. Vepro njëlloj me krahun e djathtë.

Pse është kaq efikas? Shpesh e harrojmë po krahët kanë shumë zona erogjene: në veçanti bërrylat, (nga brenda), grushtet dhe duart. Duke u përkëdhelur rrallë (veçanërisht duart), këto pjesë të trupit janë shumë të ndjeshme ndaj masazhit, që shkaktojnë ndjesi të forta kënaqësie.

Çasti më I mirë për ta provuar: Kur e ndjen se rutina ju merr përpara si çift dhe se kontaktet fizike të çdo dite bëhen më të rralla. Masazhi në krahë do ju bëjë të rizbuloni rëndësinë e duarve dhe shpatullave dhe do I çojë në qendër të vëmendjes për përkëdhelje këto pjesë trupi shpesh të lëna pas dore e të destinuara vetëm për gjeste të rëndomta të jetës së përditshme.

Këshillë: Për ta bërë masazhin më eksitues, mund të kalosh gjuhën mes gishtave të partnerit dhe t’i puthësh lehtë majat.

E rëndësishme: Për shkak të domethënies së tyre metaforike, (mbrojnë dhe përkëdhelin), masazhi erotik për duart dhe krahët përforcon ndjenjat e çiftit dhe I lidh më shumë partnerët.

Radha e ijëve

Teknika: Partneri është shtrirë barkas, ndërsa ti je ulur sipër tij me fytyrë nga vithet. Mbështet plotësisht pëllëmbët në ijët e tij, pastaj masazhoji me lëvizje rrethore gjithmonë e më të gjera. Rrite presionin. Mbështeti më pas poshtë vithes së djathtë dhe me ndihmën e gishtit të madh, formo një palë lëkure dhe ngjite drejt mesit. Me radhë, bëje masazhin si në ijën e majtë dhe të djathtë.

Pse është kaq efikas? Se sit e burrat dhe te femrat, vithet janë një zonë me karakter shumë erotik! Përveç kësaj, te meshkujt, pikat e stimujve që të prostatës dhe prodhimit të testosteronit ndodhen rrotull ijëve në hapësirën mes vitheve.

Çasti më i mirë për ta provuar: Kur ndihesh shumë në harmoni me partnerin, për t’i lejuar të admirojë dhe të masazhojë vithet e tua në dritën e diellit. Nuk këshillohet në rastin e takimeve të para!

Porosi: Praktiko më shumë metoda! Në vend të duarve, vër parakrahët mbi vithet e tij dhe bëj lëvizje rrethore, nga jashtë Brenda. Rezultati? Përkëdhelje më të gjera dhe një trysni më e fortë.

E rëndësishme: Nëse përkëdheljet e lehta të majave të gishtave mjaftojnë për të nxitur kofshët, vithet duke qenë më të forta reagojnë ndaj stimujve të thellë dhe masazheve të fuqishme.

Këmbët nuk janë vetëm për të ecur

Teknika: partneri është shtrirë me shpinë, me një jastëk nën gjunjë. I ulesh mbi këmbë, hedh vaj në pëllëmbë dhe e ngroh. Merr këmbën e tij të majtë me të dyja duart dhe bëj rrotull kyçeve, lëvizje të lehta rrethore me gishtin e madh, në drejtim orar. Në vazhdim vër vetëm tre gishtat e parë të duarve në kockën e jashtme të kaviljes. Formo pesë rrathë, me ngadalësi, më parë në drejtim orar dhe më pas ndërroje, para se të bësh lëvizje në formën e 8-ës. Vazhdo, duke ndryshuar forcën dhe madhësinë e lëvizjeve  .

 

Pse është kaq efikase? Sepse këmbët janë zona potenciale erogjene dhe përfaqësojnë katër pika të stimujve seksual, të lidhur me organet gjenitale. Masazhi aty të shtendos dhe të eksiton në të njëjtën kohë, ka dyfish benefit!

Momenti më i mirë për ta provuar: Në fund të nxehjeve, pikërisht para se të kalosh tek pjesa “serioze”. Kjo përbën një mbyllje ideale për përkëdheljet e tua erotike.

Porosi: Përgatite vetë vajin e masazhit, duke përzierë 50 ml vaj bajamesh të ëmbla me 6 pika vaj druri sandali. Do përftosh një fragrancë sensuale, me aromë pylli, e përsosur për këtë pjesë të trupit.

E rëndësishme: E njeh refleksologjinë plantare? Kjo terapi manuale të lejon të trajtosh në distancë çdo organ të trupit, nëpërmjet forcës në shputën e këmbëve. Përveç konotacionit erotik, masazhi në këmbë mund të jetë pra I mirë në rast stresi, dhembje koke, dhembje kockash…Pse ta privosh veten?

Please follow and like us: