Albspirit

Media/News/Publishing

Tabaku: Qeveria miratoi rrëmbimin e pronave

Në një deklaratë për media deputetja e PD-së Jorida Tabaku duke folur për pronat ka akuzuar qeverinë se po “rrëmben” pronat dhe se sipas saj kompensimi financiar për pronat është qesharak.

Tabaku ndër të tjera akuzoi mazhorancën se po shkel Kushtetutën dhe po dhunon qytetarët.

“Edi Rama miratoi këtë javë një vendim të Këshillit të Ministrave që vulos vjedhjen dhe grabitjen e pronës nga pronari i ligjshëm. Vendimi është një shtojcë e ligjit famëkeq që po zbatohet në mënyrë abuzive duke injoruar Gjykatën Kushtetuese, që  rrëzoi disa pika të rëndësishme të ligjit një vit më parë.

Në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe frymën e saj, Qeveria vendosi këtë javë që pronarëve, të cilët nuk përfitojnë kthimin fizik të pronës së rrëmbyer padrejtësisht gjatë regjimit komunist, t’u kompensojë financiarisht deri në 20% të vlerës totale të pronës dhe, në çdo rast, jo më shumë se 10 milionë lekë.

Por dhunimi i pronarëve mga qeveria Rama nuk merr fund këtu. Vendimi parashikon që ky kompensim financiar, jo më shumë se 10 milionë lekë, do të shpërndahet në 10 vite me një këst prej maksimumi 1 milion lekësh në vit

Shqiptarët dhe veçanërisht pronarët e kanë të qartë se qeveria e Edi Ramës nuk mendon as për pronarët të cilëve shteti Shqiptar u ka detyrimin e uzurpimit dhe marrjes dhunshëm të pronës së tyre, as për interesat e qytetarëve shqiptar. Edi Rama shkel Kushtetutën për drejtësinë për interesat e veta kriminale dhe shkel Kushtetutën për të drejtat dhe liritë themelore të njëriut në favor të interesave  të oligarkëve pranë tij.

Fundi i atyre që shkelin Kushtetutën për gjithçka dhe që dhunojnë të drejtën eqytetarëve për të gëuar pronën e tyre, është i njohur botërisht. Ky fund për Edi Ramën është më afër se kurrë” – tha Tabaku.

Please follow and like us: