Albspirit

Media/News/Publishing

Video/Barcelona i tregon vendin Realit…

na i tregon vendin Realit dhe tregon kush është “bossi” në Spanjë (VIDEO)

mbyll gjithçka në Santiago BernabeoBarcelona në minutën e tretë shtesë shënoi golin e tretë për të rrëmbyer tre pikët nga Bernabeo.  Fillimisht ndeshja u zhbllokua nga Suarez, dhe ishte po goditja e Suarezit ajo e cila u pret në mënyrë fantastike nga Carvahal, i cili “harroi” se nuk duhet të përdortë duart. Karton i kuq për Carvahalin i cili vrapoi të lërë fushën pa bërë zë fare. Messi nga pika e bardhë nuk fali dhe as nuk toleroi duke e çuar në 2-0 sfidën. Me 10 lojtarë Reali bëri zëvendësim të detyrueshëm fujen e Nachos dhe më pas inkuadroi dhe Balen së bashku me Asension. Realit të Madridit nuk iu nevojit Carvahal për ta dominuar dhe pjesën tjetër të mbetur të lojë, kjo pasi dhe Barcelona ndihej komode me atë rezultat. Gjatë pjesës së mbetur pati dy incidente të cilat u kontestuan me të drejtë nga madrilenët për penallti pasi topi në të dyja rastet u prek nga katalanasti me dorë. Loja vazhdoi normalisht teksa Bale humbi një rast të pastër para porte teksa e çoi topin në gjoksin e Tër Stegenit. Ashtu siç ndodh në të shumtën e rasteve, kur dikush është i demoralizuar tjetri do ta shënojë dhe një gol përmbyllës. Dhe në sekondat e fundit Barcelona me anë të Arturo Vidal gjeti golin e tretë dhe përmbyllës.

Please follow and like us: