Albspirit

Media/News/Publishing

Ahmed Kalaja: Jezusi do kthehet në tokë të vërë në jetë mesazhin e profetit Muhamed…

 

Ahmed Kalaja, hoxha më i njohur mysliman shqiptar, ka “uruar” shqiptarët për Krishtlindjen.

Vetëm se “urimi” i tij duket një provokim në këtë ditë, duke qenë se të krishterët Jezusin e konsiderojnë si Zot, ndërsa ai shkruan se Jezusi është një shërbëtor dhe apostull i Zotit, që një ditë do të kthehet në tokë për të vënë në jetë mesazhin e profetit Muhamed.

E dua Isain – Jezusin (a.s) bekimet e Allahut qofshin mbi të.

E dua Isain – Jezusin (a.s) si Profet e si Pejgamber, si një nga njerëzit e Zotit, më të dashur dhe më të zgjedhur, që iu dhanë bekime e mrekulli që nga djepi, kur foli e deklaroi se është njeri normal si të tjerët, por edhe Profet si dhe shërbëtor i Zotit, i Dërguar edhe Apostull i Tij.

E dua Isain – Jezusin (a.s), sepse feja ime edhe besimi im ma obligon këtë gjë.

E dua Isain- Jezusin (a.s), sepse Zoti i dha mrekulli të rralla që s’i kishte ndonjë Profet tjetër.

E dua Isain – Jezusin (a.s), sepse ai sërish do të kthehet në tokë si njeriu me i denjë për vënien në jetë të mesazhit të Profetit Muhamed.

E dua Isain – Jezusin (a.s), sepse mes tij edhe Profetit Muhamed (a.s) nuk kishte tjeteë. Ai, Isai, profetizoi ardhjen e Muhamedit me emrin e tij Ahmed/Paraklitos nga greqishtja e vjeter.

Çdo “E dua” më lart është një arsye se përse e dua kaq shumë edhe kaq pafundësisht.

Kur’ani e përmendi me emër gjashtë herë më shumë se emri i Profeti Muhamed (s.a). Kur’ani tregoi edhe trajtesën islame për këtë Profet të bekuar.

Ilustrimin më të mirë e gjeni në suret e mëposhtme:

Ali Imran / Familja e Imranit.

Merjem / Maria.

Ihlas / Çiltersia.

Ai gjithashtu u shpall “Fjalë e Allahut”: Urdhri BEHU. (Nisa: 171).

El Maide/ Tryeza.

Zuhruf.

Nisa 157

etj., etj., etj… .

Tradita islame nuk e njeh festimin e ditëlindjes edhe ky postim aspak nuk ka këtë qëllim, por është thjesht si një rifreskim i asaj sesa e duam edhe pse e duam kaq shumë”, shkruan Kalaja.

Please follow and like us: