Albspirit

Media/News/Publishing

Maqedonia zgjedh kryeprokurorin e ri

Në Kuvendin e Maqedonisë është zgjedhur me 61 vota pro Prokurori i ri publik, Lubomir Joveski.

Kanë votuar pro 49 deputetë të LSDM-së, 10 deputetë të BDI-së, kreu i RDK-së Vesel Memedi dhe Cedomir Sazdovski, ndërsa Meral Ferat Yzeri e PDSH-së ka abstenuar.

Joveski 63-vjeçar në punën e tij të deritanishme ka punuar në sferën penale. Më shumë se 15 vite ka punuar si gjykatës për çështje penale, ndërsa në një mandat ka udhëhequr Gjykatën Themelore Shkupi 2, ndërsa ka edhe përvojë pune prej mbi 12 vite si prokuror publik dhe shtatë vite në sferën e ekzekutimit të sanksioneve penale.

Joveski në vitin 1979 bëhet praktikant në Sekretariatin republikan për Gjyqësi të Republikës Socialiste të Maqedonisë. Nga viti 1987 ka qenë gjykatës në Gjykatën Komunale Shkupi 2, në vitin 2003 është zgjedhur për zëvendësprokuror publik, ndërsa nga viti 2015 është anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë të RM-së.

Please follow and like us: