Albspirit

Media/News/Publishing

Pasagjeri i dëndur me fasule bllokon tualetet, avioni bën ulje të detyruar

Një avion i linjës ajrore Pakistan International Airways është detyruar të bëjë një ulje të papritur pasi një pasagjer i dendur me fasule pllaqi bllokoi të gjithë tualetet. Incidenti ndodhi gjatë fluturimit nga Toronto, Kanada për në Lahore, Pakistan, udhëtari bllokoi njërën prej tualeteve dhe të tjerat u bllokuan për shkak të linjës së njëjtë të shkarkimit. Pasagjerët e irrituar pritën për më shumë se pesë orë ndërkohë që tualetet po pastroheshin, teksa ata zbritën në Blighty. Kryetari i PIA, Muhammad Azam Saigol i adresoi disa këshilla pasagjerit që shkaktoi incidentin. Ai tha në një deklaratë: “Pasagjerët duhet t’i përmbahen në mënyrë strikte rregullave dhe të lexojnë shenjat paralajmëruese në tualet”. Avioni u ul në Manchester rreth orës 3:15 të pasditës.

Please follow and like us: