Albspirit

Media/News/Publishing

Ylli i Liverpool zbulon se gruaja e tradhëtonte me druvarin e fshatit

Mbrojtësi i Liverpool, Dejan Lovren, nuk mori pjesë në Euro 2016 pasi zbuloi se gruaja e tij e tradhëtonte me një druvar. Ylli kroat i futbollit, i cili iu bashkua ekipit anglez në 2014 për 20 milion paund dhe fiton 65 mijë paund në muaj, u largua për pak kohë nga bashkëshortja Anita kur kuptoi se ajo kishte një lidhje të fshehtë më mikun e tij të vjetër, Dario Torbic, druvar fshati, i cili ka një rrogë mujore prej 200 paund. Lovren, 27 vjeç , u lëndua dhe u ndje i turpëruar nga lajmi, megjithatë ai ishte i vendosur ta bënte martesën me mamanë e dy fëmijëve të tij të funksiononte. Sipas raportimeve, çifti mendohet të jetë rikthyer sërish bashkë.

Please follow and like us: