Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulon tradhëtinë e bashkëshortit në avion, piloti bën ulje emergjente

Një çift iranian që po udhëtonte për në Bali nuk arriti kurrë në destinacon dhe ëndërra për të pushuar në plazhet e ishullit u shndërrua shumë shpejt në një makth. Ajo zbuloi në avion se bashkëshorti e tradhëtonte dhe piloti u detyrua të bëjë ulje emergjente.

Çdo gjë filloi në një fluturim të Qatar Airways, i cili u nis nga Doha drejt Balit. Gjatë fluturimit me avion kur burri ra në gjumë, gruaja e tij, e cila dyshonte tek ai, vendosi që ti kontrollonte telefonin. Ajo përdori gishtin bashkëshortit për ta zhbllokuar telefonin e tij dhe zbuloi tradhëtinë.

Kjo bëri që çifti të fillojë një zënkë të madhe në avion dhe asnjë në bord nuk arriti që ti qetësonte

Piloti u detyrua që të bëjë ulje emergjente në Chennai dhe të nisej në destinacion pa çiftin luftarak.

Please follow and like us: