Albspirit

Media/News/Publishing

Kalendar sportistesh bardh e zi për bamirësi

 

Rreth 16 studente të skuadrës së “netball”-it të Universitetit të Birmingamit hoqën veshjet sportive për të pozuar “topless” për kalendarin e vitit 2016, në mënyrë që të të fitojë edhe para’ për bamirësi. Fotot që janë bardh e zi tregojnë femrat të cilat bëjnë stërvitjet e zakonshme ose renditen si zakonisht para çdo fillimi të ndeshjes. Të ardhruat do të ndahen në dy pjesë, një pjesë do të shkojnë për fondin e “Coppafeel!” një organizatë që ndihmon gratë me kancer të gjirit, ndërsa pjesa tjetër për klubin. “Ka qenë tmerrësisht ftohtë kur kemi bërë fotot, por atmosfera ishte shumë e mirë. A ia ka vlejtur? Sigurisht që po. Po ndihmonim një organizatë për një kauzë aq të rëndësishme si dhe po rrisnim të ardhurat e klubit”, tha njëra prej studenteve.

Please follow and like us: