Albspirit

Media/News/Publishing

Mësuesja, akt intim me adoleshentin në hotelin e paguar nga shkolla

Një mësuese në Britani ka kryer marëdhënie seksuale me një nxënës 16 vjeçar në një hotel ku u pagua nga vetë shkolla gjatë një ekskursioni në weekend. Ato kishin shkëmbyer pothuajse 12 mijë mesazhe në 7 muaj,përfshirë dhe foto nudo të tyre.
Ngjarja u zbulua kur nxënësi shkoi në klinikën e shëndetit seksual dhe zbuloi emrin e mësueses së tij. Mësuesja Kelly Burgess pranoi se kishte kryer marëdhënie seksuale me nxënësin por fillimisht ajo nuk pranoi, derisa policia nxori si prova fotografitë dhe SMS-të që kishte shkëmbyer ajo me nxënësin.

Mësuesja 25 vjeçare tha se nuk kishte bërë asgjë të paligjshme dhe se pëlqimi ishte nga të dyja anët përderisa djali e kishte arritur moshën e pëlqimit.

Ndërsa avokati i mësueses tha se klientja e tij vuante nga depresioni pas vdekjes së gjyshit, të atit dhe vëllait të saj. Në fund mësuesja u dënua me 10 muaj burg.

Please follow and like us: