Albspirit

Media/News/Publishing

Celulari përgjon lëvizjet e njeriut

 

 

Ndoshta ju nuk e dinit, por telefoni që disponon regjistron çdo lëvizje tuajën.

Nuk ka rëndësi nëse ju keni një celular iOS apo Android por receptorët e tij ju gjurmojnë çdo lëvizje dhe është një regjistrues tepër i saktë i cdo lloj informacioni.

Ju nuk e dinit por telefoni përmban një listë të hollësishme me të gjithë vendet ku ju keni qenë.

Këto të dhëna ju vijnë në ndihmë të kujtesës tuaj për çdo lëvizje. Madje, celulari ju vjen në ndihmë edhe si një axhendë duke ju informua se ku por tentoni të shkoni dhe në cilën ditë.
E gjitha kjo mundësohet nga Google , në faqen e Timeline, që njihej më parë si Location History.

Nëse klikoni opsionin, mund të shihni një hartë të të gjithë vendeve që keni qenë, të grupuara në udhëtime dhe me data të caktuara.

Në të njëjtën faqe ju mund ta ndaloni këtë opsion, ta bëni pause, ose ta aktivizoni nëse dëshironi.

Please follow and like us: