Albspirit

Media/News/Publishing

Kush është Fat Xhaferi, ndërtuesi që bleu gjykatën dhe shpiku teqen në interes të tij

Kastriot Myftari, këtë herë, në emisionin e tij ka folur në lidhje me një manipulim që dyshohet se është bërë në lidhje me ndërtesën madhështore që do të ndërtohet në qendër të Tiranës, tek rruga e Kavajës.

Myftari ngre hipotezën se ndërtuesi ka ndikuar tek gjykata për të shpikur një teqe, gjithmonë në interes të tij.

Me fjalë të tjera, Myftari e shpjegon kështu këtë situatë të krijuar:

Një rast skandaloz është në qendër të Tiranës. Është një ndërtesë shumëkatëshe që do të ngrihet në qendër të Tiranës, mes rrugës së Kavajës dhe të Durrësit. Është një ndërtesë për territorin e së cilës ka pasur një konflikt të madh dhe kanë ndërhyrë oligarkët që vendimi gjyqësor të shkonte në favor të palës që kishte marrëveshje me oligarkun që do të bënte ndërtimin Emri i oligarkut është Fatmir Xhaferi.

Është bërë i famshëm dhe ka hyrë në historinë shqiptare se në sallonin e prapmë të lokalit të tij, përballë parlamentit, u blenë 6 deputetë në vitin 2007 për të zgjedhur presidentin me votat që i mungonte partisë në pushtet. Oligarku ka ndërhyrë në një konflikt për një sipërfaqe toke prej 5 mijë e ca metra në qendër të Tiranës. Oligarku ka ndërhyrë në favor të tarikatit islamik halvetian, i cili padit  Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.

Loja është e thjeshtë, të sajohej me vendim gjyqësor që gjoja ka qenë një teqe halvetiane këtu, në mënyrë që tarikati halvetian (pasardhës të disa klerikëve që po shpërdorojnë pasurinë që për shekuj është përdorur në favor të publikut), në marrëveshje me ndërtuesin, të ndërtojnë pallat.

Please follow and like us: