Albspirit

Media/News/Publishing

Naftëtarët, LSI dhe tepsia

Pas deklaratës së deputetes së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Florida Kërpaçi, e cila akuzonte Konfederatën e Sindikatave për shitje të interesave të naftëtarëve, ka reaguar kjo e fundit.

Konferderata informon se ishte kjo që organizoi protestën dhe takimin me qeverinë dhe i dha zgjidhje situatës dhe duke thënë haptazi se nuk është aleate e asnjë pale politike.

Reagimi i plotë:

Nga selia e Ndermarrjes Fitimprurese Politike LSI,  se ciles ende nuk I ndahet shpirti nga tepsia e pushtetit nje vajze e re qe mesa duket qenka deputete listash ka leshuar nje lume akuzash karshi Konfederates Sindikatave dhe ne drejtim te meje se paskemi shitur interesat e naftetareve. Ne radhe te pare ndjej keqardhje per ate vajze qe lexon c’fare I shkruajne te tjeret e nuk ben dot dallimin e naftetarit me minatorin,teksa do mjaftonte vetem te lexonte shtypin e dites per te kuptuar se si qendron e verteta e naftetareve.

Konfederata e Sindikatave vetem pak dite me pare paralajmeroi mazhorancen se do perballej me protesta per ceshtjen e pages se naftetareve sic edhe ndodhi. Ishte Konfederata e Sindikates qe organizoi protesten, organizoi takimin me qeverine qe I dha zgjidhje ketij problemi. Naftetaret e Ballshit e dinin se KSSH do ti qendronte besnike kauzes se tyre ndaj ju binden fteses per proteste. Nderkohe ndjej neveri kur ben moral nje force politike qe per 8 vite qendroi ne pushtet dhe vec pasurimit parise e vegjelise saj nuk beri asgje per kete vend. Un e di se kjo ndermarrje fitimprurese ekonomike me emrin e LSI eshte ne panik se shqiptaret e kane perzene nga tepsia, ndonese njera dore eshte ende brenda saj e kete e deshmuat qarte duke votuar buxhetet ne te gjitha bashkite e majta.

Konfederata e Sindikatave nuk eshte aleate e Edi Rames, as Lulzim  Bashes e aq me pak aleate e Ndermarrjes Bisnesit LSI por eshte aleate e punetoreve shqiptare, e beteja per te drejtat e tyre eshte kauza jone e shenjte. Konfederata e Sindikatave nuk ka kyrsyer as kete qeveri duke denoncuar me fakte neglizhencen per ceshtje si statusi I minatorit, rritja e pages minimale,mungesa e shperblimeve ne fundvit,dhuna ndaj grave ne ambjentet e punes. Perpara se te leshoni akuza ndajeni mendjen jeni me qeveri apo opozite se paradite protestoni me PD e pasdite votoni per PS sikur nuk ka kuptim.  Po I shkruaj keto radhe me besimin se zonja e pare e vendit do heqe dore nga perdorini I te rijnve si dordolece per sulme politike per interesa meskine te bajlozeve te tepsise pushtetit ne kete vend./CityNews

Please follow and like us: