Albspirit

Media/News/Publishing

Hitleri urdhëroi prodhimin e kukullave të seksit

Adolf Hitler urdhëroi prodhimin e kukullave të seksit duke parë se trupat e tij naziste po merrnin sëmundje seksuale nga prostitutat. Sipas një zbulimi nga britaniku Graeme Donald, shkencëtarët gjermanë prodhuan kukullat sintetike për ushtarët që po kënaqeshin pak si shumë në kohën që ndodheshin në Paris. Problemi po merrte përmasa të mëdha, aq sa ushtarët po linin edhe frontin e luftës për të qëndruar me prostituta.

Hitleri aprovoi planin e kukullave bjonde me sy bojëqielli në vitin 1940, të cilat ishin aq të vogla sa mund të futeshin në çantën e shpinës.

Por, në vitin 1942 ushtarët gjermanë nuk pranuan të mbanin kukullat për shkak se do të ndiheshin shumë të turpëruar nëse do të kapeshin nga britanikët dhe të zbuloheshin me to në çanta.

Please follow and like us: