Albspirit

Media/News/Publishing

Kapet me një të martuar, zhvishet lakuriq në mes të qytetit

Romanca me një burrë të martuar ka përfunduar në mënyrën me të keqe të mundshme për një grua të re në Rusi. Ajo u detyrua që të ecte lakuriq nëpër rrugët e mbushura plot me njerëz e makina në qytetin Perm, në Rusinë Qendrore. Ndëshkimi poshtërues është bërë ndaj të resë pasi u zu mat në shtrat me një burrë të martuar. Gruaja, e cila me siklet përpiqej të mbulonte pjesët intime, nuk mund të kalonte pa tërhequr vëmendjen e kalimtarëve të shumtë, të cilët kanë nxjerrë telefonat për të kapur momentin e pazakontë.