Albspirit

Media/News/Publishing

Shkencëtarët: Edhe femrat vuajnë nga varësia e seksit

 

 

E dimë që gratë vuajnë nga varësia ndaj ushqimit, droga dhe alkooli, apo nga shopingu. Por ka shumë pak kërkime mbi varësinë e grave ndaj seksit. Në të vërtetë, edhe ato vuajnë nga kjo patologji. Kur flitet për varësi ndaj seksit, e para gjë që na vjen në mendje lidhet me të “sëmurin”, që me patjetër duhet të jetë mashkull. Në fakt, jemi mësuar me këtë gjë nga mediat. Në të vërtetë, edhe gratë vuajnë nga kjo patologji. Një terapeutist amerikane ka vendosur të rrëzojë një tabu që për shumë kohë ka mbetur “nën gjurmët e shoqërisë”. Një studim i saktë ka nxjerrë në pah tashmë detaje të tjera. Sipas doktor Robert Weiss, drejtor i “Sexual Recovery Institute” në Los Anxhelos, për këtë lloj varësie kanë gjetur shpëtim shumë gra. Po flasim për një shifër, ku numri i pacienteve gra, sipas periudhave kalon nga 8 deri në 12 për qind. Edhe pse mund të duken shifra shumë të ulëta, në të vërtetë nuk janë. Sipas mjekut ka shumë mundësi që të bëhet fjalë për një nënvlerësim të situatës. Shumë gra, nga ana tjetër, e frenojnë këtë problem nga frika e paragjykimeve të njerëzve që i rrethojnë. Pjesa më e madhe e femrave e jetojnë varësinë nga seksi si tabu që transformohet në burim turpi dhe pengese ndaj kërkesës për këshillim. Ja se si e shpjegon doktor Weiss: “Mediat na thonë se varësia seksuale godet vetëm burrat, të paktën kjo është ajo që na bëjnë të besojmë. Burrat tradhtojnë gratë, shkojnë me prostituta, shkojnë në klube striptistesh, vizitojnë sajtet porno e shumë e shumë gjëra të tjera. Dimë që gratë vuajnë nga varësia ndaj ushqimit, droga dhe alkooli, apo nga shoping-u. E vërteta është se ka shumë pak kërkime mbi varësinë e grave ndaj seksit”.

 

Please follow and like us: