Albspirit

Media/News/Publishing

Shteti që ka ngritur parajsën femërore

 

 

Kush është shteti më i mirë ku mund të jetojë një femër? Kësaj pyetjeje i ka dhënë përgjigje ‘Newsweek’ dhe “parajsa” e femrave është Islanda. Sipas klasifikimit të të përjavshmes amerikane, që ka analizuar 165 shtete në fusha si arsimimi, drejtësia, shëndeti, ekonomia dhe politika, Islanda është vendi që i kushton më shumë vëmendje respektimit të të drejtave të femrave dhe nuk i diskriminon në politikë (kryeministrja e vendit është femër). Në përgjithësi, vendet në veri të Europës janë ato ku femrat jetojnë më mirë. Në dhjetëshen e parë janë të gjitha vendet skandinave: Suedia, Danimarka, Finlanda dhe Norvegjia. Nga ana tjetër, shteti afrikan i Çadit është vendi më i keq për femrat. Ato nuk kanë të drejta ligjore dhe martohen që në moshën 11-vjeçare.

Please follow and like us: