Albspirit

Media/News/Publishing

Tenton ta përdhunojë, gruaja i pret gjenitalet dhe ia bën kukurec

Një grua i ka prerë një ekzorcisti gjenitalet, pasi ai ishte munduar ta “kuronte” sëmundjen e saj duke e përdhunuar. Sipas ‘India Today’, burri që e mbante veten për ekzorcist ishte mik i familjes dhe kur gruaja u sëmur para një muaji, ai u mor nga familja për të shëruar të sëmurën, por në fakt e ngacmonte seksualisht. Ekzorcisti kërcënonte gruan se nëse do i tregonte njeriu, do të kishte pasoja të rënda. “Ajo i ka thënë policisë se kur burri e thërriti në shtëpi, ajo mori thikën me vete dhe një celular për të regjistruar bisedën. Më pas, kur ai u mundua ta përdhunonte, ajo i preu gjenitalet dhe ia beri kukurec”, tha një zëdhënës i policisë. Ekzorcisti është larguar në drejtim të paditur.

Please follow and like us: