Albspirit

Media/News/Publishing

Tepër seksi për të qenë deputete

 

 

Rathika Sitsabaiesan është bërë e famshe sepse është deputetja e parë me origjinë tamile që futet në parlamentin kanadez dhe jo vetëm. Ajo po provon personalisht se ç’do të thotë të jesh një personazh publik. Gazeta ‘National Post’ publikon një modifikim të fotos së saj që është bërë nga faqja në internet e parlamentit të Kanadasë sepse fotoja origjinale është konsideruar shumë “e nxehtë”. Dekolteja shumë e hapur e deputetes së lindur në Sri Lanka nuk është pëlqyer shumë dhe është “mbyllur” me anë të Photoshop-it. 29-vjeçarja nuk është prononcuar për këtë çështje, ndërsa grupet feministe kanë reaguar duke akuzuar deputetët e parlamentit si maskilistë: “Nuk ka arsye për të bërë diçka të tillë.”

Please follow and like us: