Albspirit

Media/News/Publishing

Rregulloni rrugën ose nuk ka seks

Femrat në një qytet të vogël të Kolumbisë kanë zgjedhur një mënyrë shumë origjinale proteste për të kërkuar rregullimin e rrugës që i lidh me qytetet e tjera. Protesta e quajtur “këmbët e kryqëzuara” konsiston në refuzimin e kryerjes së marrëdhënies seksuale me partnerët e tyre derisa rruga të shtrohet. Sipas mediave kolumbiane, kjo metodë duket se ka funksionuar pasi puna ka nisur për rregullimin e rrugës që aktualisht të merr 14 orë kohë për të shkuar deri në spital dhe shumë persona humbin jetën gjatë rrugës.

Një protestë të tillë femrat e Barbakaos e kanë bërë edhe me parë, kur një grua shtatzënë vdiq së bashku me foshnjen pasi ambulanca kishte ngecur në rrugën e shkatërruar.

Udhëheqësja e protestës, Ruby Quinonez, pati thënë: “Pse të lindim fëmijë në një vend të tillë ku mund të vdesësh pa shkuar ende tek mjeku? Për këtë arsye kemi vendosur të mos bëjmë më seks dhe të mos bëjmë më fëmijë derisa të na plotësohen të drejtat elementare”.

Please follow and like us: