Albspirit

Media/News/Publishing

Bëhet seksolog i famshëm pasi përgjoi për 2 dekada klientët në motelin e vet

 

Për më shumë se dy dekada një pronar moteli në Kolorado ka deklaruar se në mënyrë të fshehtë kishte parë qindra ndoshta edhe mijëra klientë, duke kryer marrëdhënie seksuale në dhomat e tij, raporton Daily Mail Gerald Foos i kishte shkruar gazetarit Gay Talese në vitin 1980, duke i thënë se për 29 vite kishte spiunuar të ftuarit  e motelit të tij “Manor House” në Aurora, duke përshkruar në detaje atë çfarë ka parë me sytë e vet. Foos ka pranuar se me veprimtarinë e tij kishte filluar në vitin 1966 dhe se për këtë qëllim e kishte blerë edhe motelin. Gruaja e tij e parë e kishte ndihmuar të hapë vrima të vogla në dhjetëra dhoma të motelit, që i ngjasonin vrimave të ventilimit. Foos kishte shkruar gjithçka që kishte parë dhe dëgjuar, në mënyrë që t’i kontribuojnë studimit të seksit. Ai në letrën e dërguar gazetarit Talese, kishte theksuar gjithçka çfarë kishte parë dhe dëgjuar gjatë akteve seksuale. Ai madje kishte numëruar orgazmat e burrave dhe grave, duke përfshirë edhe përpjekjet e dështuara gjatë seksit. Foos ka thënë se nganjëherë i mërzitej kjo punë, sa që e zinte gjumi në mes të “performancës”. Ai tani jeton në Denver me gruan e dytë, me të cilën u martua pas vdekjes së gruas së parë, kurse motelin thotë se e ka shitur në vitin 1995.

Please follow and like us: