Albspirit

Media/News/Publishing

Binjakët martohen me binjake, por u ndodh si shprehja “Hiqja Lenës e futja Prenës”

Dy binjakë janë martuar me dy binjake, por janë detyruar t’i nënshtrohen operacionit plastik për t’u dalluar nga njëri-tjetri. Të dy çiftet, nga provinca Shanxi e Kinës thonë se e kanë aq të vështirë të dallojnë njëri-tjetrin, madje dhe i kanë ngatërruar shpesh here ne shtrat. Kështu ata vendosën t’i nënshtrohen operacionit plastik, shkruan The Times. Vëllezërit, Zhao Xin dhe Zhao Xuan dhe gratë e tyre Yun Fei e Yun Yang janë konsultuar me mjekët kirurgë të një spitali në Shangai, pasi ata jo vetëm kanë ngjashmëri në pamjen fizike, por dhe kanë të njëjtin zë dhe të njëjtat tipare. Madje ata janë martuar në të njëjtin ditë dhe gjatë ceremonisë vëzhguan mirë njëri-tjetrin në momentin kur do të shkëmbenin unazat, por dhe kur do të largoheshin me makinën e çiftit. ’

Please follow and like us: