Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Bici: Nuk kam çfarë të të them më shumë 

Nuk kam çfarë të të them më shumë
Po zbres vitet
gjysëm shekullit të ri.
Derisa t’më afrohet
sekonda e lindjes
për t’u rifutur
errësirës,
mitrës së Universit…
Rikthim
i shpirtit magjik
ku më pret
dashuria e vjeter.
Sado lodron
kësaj toke,
nuk rreshti së lënduari
për ty,
shpirti im i bukur !

Tani kam akoma kohë
të të dua,
dashuri e re
pluhur kësaj jete.
Do të të dua edhe pak…
Jam femër për t’u dëshiruar
ledhatuar,
për këtë jam krijuar.
Ndaj zbres vitet
gjysëm shekullit të ri
Edhe pse Ti, nuk je Ai!

Please follow and like us: