Albspirit

Media/News/Publishing

Protestat në Iran, del në skenë karta e monarkisë

Kanë mjaftuar pak ditë protesta që aktorë të ndryshëm në Perëndim të zbulojnë axhendën politike që lidhet me Iranin.  Mesazhet e Presidentit amerikan, Trump dhe mandej dalja e kryeministrit izraelit, Netanyahu, paralajmërojnë vetiu se këta dy aleatë dhe armiq të deklaruar të Teheranit zyrtar janë në vepim për ndryshimin e regjimit. ShBA trashëgon një marrëveshje bërthamore që ka vendosur ta hedhë poshtë dhe me këtë rast e ka kthyer politikën e vet në Lindjen e Mesme në një bast për të cilin do t’I mungojë aleanca me Europën. Por një tjetër zhvillim që duket se i paraprin shum protestave në Iran është edhe aktivizimi në rrjetet sociale i djalit të Shahut të dikurshëm të Iranit, 57 vjeçarit, Reza Pahlavi. Në disa postime të njëpasnjëshme, Pahlavi propagandon nevojën që sot të gjithë të mbështesin popullin iranian, duke theksuar se “teokracia njësoja si komunizmi është sistem i dështuar”.

Please follow and like us: