Albspirit

Media/News/Publishing

Skandali/Të moshuarëve iu blihej vota me Viagra

Të moshuarëve supozohet se iu është dhënë Viagra në mënyrë për t’ju blerë votat në zgjedhjet parlamentare. Kjo mënyrë e cuditshme blerjeje vote ka ndodhur në qytetin Suwon, ne Korenë e Jugut, 30 kilometra larg kryeqytetit të Seulit. Prokuroria e qytetit të Suwon ka hapur një hetim kundër kandidatit që dyshohet se jepte Viagran në këmbim të votës. “Ende duhet që të konfirmojmë vërtetësinë e akuzave. Nëse këto akuza vërtetohen konstatojmë se bëhet fjalë për shkelje të rregullave zgjedhore”, tha zëdhënësi i Prokurorisë së qytetit në Suwon. Blerja e votave në Korenë e Jugut është e dënueshme. Dënimi mund të jetë pesë ose më shumë vjet burg ose edhe me para, prej shumës nga 7600 euro.

Please follow and like us: