Albspirit

Media/News/Publishing

Vdekjet e çuditshme gjatë aktit intim që hutuan konspiracionistët

A keni dëgjuar për shprehjen se “vdekja gjendet kudo?” Epo, kjo thënie vlenë edhe për seksin – nga i cili çdoherë presim kënaqësi maksimale dhe jo gjëra të këqija, sidomos jo vdekjen. Në vijim ju sjellim disa situata të çuditshme që kanë ngjarë gjatë seksit, e që kanë rezultuar me fund tragjik – vdekje.

  1. Seksi tragjik mbi piano: Në vitin 1938, Jimmy Ferozzo, truprojë në bar-kafenë “Condor“ në San Francisco dhe valltarja, Teresa Hill, kishin vendosur të bënin seks mbi piano. Pianoja kishte një sistem hidraulik, i cili e sillte dhe e largonte atë nga skena. Gjatë seksit, ky çift kishte aktivizuar pa dashje sistemin, ndërsa pianoja ishte ngritur aq shumë drejt tavanit – sa që e kishte shtypur për vdekje Ferozzon.
  2. Seks me gruan dhe dashnoren: Hagibis Jungao kishte vendosur të bënte seks të çmendur, në një hotel në Manila, me gruan dhe të dashurën e tij, i cili i kushtoi me jetë. Jungao 45-vjeçar, sipas policisë, kishte vdekur nga viagra dhe seksi pervers.
  3. Vdekja nga asfiksia gjatë seksit në garazh: Ylli rumun i futbollit, Mario Bugeanu, në vitin 1999 kishte pasur marrëdhënie seksuale me të dashurën e tij në makinë, të cilën e kishte parkuar në garazh. Fatkeqësisht, ata kishin harruar të fiknin makinën dhe kishin vdekur nga helimimi me karbon monoksid.
  4. Vdekja nga gjoksi madh: Në vitin 2013, Donna Lange, pas seksit, në gjendje të dehur ishte përleshur me të dashurin e saj, të cilit ia kishte zënë frymën me gjoksin e saj të madh. Ai kishte lëshuar shpirt pa mundur të shpëtonte – edhe pse, sipas raportit, Lange nuk e kishte për qëllim të ngufaste atë për vdekje.
  5. Seksi tragjik në tarracë: Sandra Orellana kishte humbur jetën pasi kishte rënë nga kati i tetë, respektivisht nga tarraca e një hoteli në Los Angeles, derisa ishte duke bërë seks me shefin e saj, Robert Salazer. Sipas Salazerit, në ato momente ata ishin duke e ndërruar pozitën e seksit, ndërsa ajo kishte humbur drejtpeshimin dhe kishte rënë nga parmakët, ku ishte ngjitur për të përjetuar një seks ndryshe.
Please follow and like us: