Albspirit

Media/News/Publishing

Ish-të përndjekurit politikë shpërthejnë ndaj ministres së drejtësisë: Këlyshe komunisti, bën si nuse e bukur

Ish të përndjekurit politikë kanë protestuar te Ministria e Drejtësisë. Protesta u zhvillua gjatë takimit të ministres Etilda Gjonajt me Raffaele Cantone, kreun e antikorrupsionit italian.

Njëri nga protestuesit tha se kërkonim dëmshpërblimin për vitet e dënimit duke kërcënuar se ata do të hynin në grevë urie. Ata e konsideruan një turp mos pritjen në takim nga Ministrja e Drejtësisë të një përfaqësia të tyre.

“Ministrja bën si nuse e bukur dhe nuk takon duke hyrë e dalë nga dera e pasme e ministrisë. Këta qeveritarë janë këlyshë komunist”, u shpreh i revoltuar një ish-përndjekur, grevist i urisë në vitin 2012, i cili ende nuk kishte marrë asnjë këst dëmshpërblim.

Please follow and like us: