Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Patozi: Të shkosh në luftë me himnin e paqes!?

Të shkosh në luftë me himnin e paqes (rehatit).

I paskam rënë kot më qafë disa të mërziturve publikë me Lulzim Bashën. Sepse deri më sot mendoja se termi “i vonuar”, që ata përdornin për të, ishte pak i rëndë dhe i ekzagjeruar.

Por tani po shoh slloganin e protestës së 27 janarit, i cili qenka frymëzuar nga një këngë e hershme e John Lennon. Atë e paska shpallur Lulzim Basha si një gjetje të veçantë të vetën apo të ndonjë këshilltari jodizastër, pak rëndësi ka.

Lulzim Basha ka ndërmend të rrëzojë qeverinë e drogës, duke mbajtur në duar degën e ullirit.

Please follow and like us: