Albspirit

Media/News/Publishing

Vdes 64-vjeçari në spitalin e burgut në Tiranë

Një 64-vjeçar i cili vuante dënimin në burgun e Lezhës ka vdekur sot në spitalin e Burgut në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë i dënuari A.N, 64 vjeç nuk ka pasur dëmtime dhe shenja në trup.

NJOFTIMI NGA POLICIA E TIRANES

Më datë 26.01.2018, në Spitalin e Burgut, ka ndërruar jetë i dënuari A.N, vjeç 64 banues në Tiranë, i ardhur në spital nga IEVP Lezhë më datë 05.12.2017. Nga veprimet e kryera nuk vërehen dëmtime dhe shenja në trup. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us: