Albspirit

Media/News/Publishing

Agron Duka: Kjo qeveri ka detyrime ndaj krimit dhe drogës

Agron Duka, Kryetar i PAA-së, theksoi se Edi Rama erdhi në pushtet me paratë e krimit dhe drogës, ndaj ai nuk ka lidhje me qytetarët.

“Kjo qeveri nuk ka asnjë kontratë apo detyrim ndaj qytetarëve, por ndaj atyre që i sollën në pushtet, që janë krimi dhe droga. Ndaj mos u habisni kur kjo qeveri nuk ju përgjigjet, nuk kujdeset dhe nuk ju përfill”, tha Duka.

Sipas tij, nuk mund të ketë zhvillim të bujqësisë dhe blegtorisë pa subvencione direkte.

“Si prind dua të ndaj shqetësimin e përbashkët për largimin e mijëra të rinjve dhe të rejave nga Shqipëria. Është detyra jonë ti themi stop këtij fenomeni. Bashkë duhet të luftojmë mbi një politikë të vlerave, për mbajtjen e fjalës dhe premtimeve të dhëna dhe jo mashtrimeve”, tha Duka.

 

Please follow and like us: