Margaret Shllaku është një nga modelet më të mira. Ajo është shpallur ”Fotomodelja më të mirë në botë” në një konkurs ndërkombëtar në Paris.  E ftuar në rubrikën ‘Në çantën e …” në emisionin Ditë e Re, modelja është shprehur se nëse do ti vinte një ofertë me një shumë të majme për të pozuar nudo do ta pranonte. Ajo tha se të jesh në fushën e modelimit nuk duhet të kesh komplekse. “Nudo është fjalë që njerëzit e keqkuptojnë. Njerëzit mendojnë se është diçka vulgare por fotot nudo kanë atë suksesin e vet dhe normalisht paraqiten për diçka, ka një arsye që realizohen dhe jo vetëm për të joshur apo për të bërë bujë. Kështu që pse jo, nuk jam kundra. Nuk i kam këto komplekse. Në fushën e modelimit nuk duhet të kesh komplekse”. Margaret është shprehur se i pëlejnë disa modele shqiptare si Emina Cunmulaj por që nuk i pëlqen të kopjojë apo të dikë por është vetvetja. “Të kopjoj dikë? Jo nuk më pëlqen të kopjoj. Jam vetvetja gjithmonë. Nnga shqiptaret më pëlqejn Emina Cunmulaj, është modele e kompletuar. Ajo për mua është perfeksoin më vete por jo se kam kopjuar atë apo dikë tjetër”. Zemrën e fotomodeles nuk e ka ‘rrëmbyer’ akoma asnjë njeri. “Nuk ma ka bërë zemra bam por shpresoj të ma bëjë”.  Margaret ka treguar se çfarë ndodhet në çantën e saj. Për ta zbuluar shikoni videon./Oranews/