Albspirit

Media/News/Publishing

2000 vite pas shpikjes së Kama Sutrës, India ndalon pornografinë në internet

India, vendi që shpiku manualin e seksit, Kama Sutrën, ka bllokuar 857 faqe pornografike për të ndaluar degradimin e shoqërisë. Qeveria publikoi një dokument 17-faqësh me sitet që duheshin bllokuar për të ruajtur moralin e shtetasve indianë. Kundër kësaj është shkrimtari Chetan Bhagat: “Censurimi i pornografisë është anti-liri dhe nuk është as një lëvizje e zgjuar politikisht. Nuk duhet ndërhyrë në jetën private të njerëzve”. India është në vendin e dytë në botë pas Kinës për numër përdoruesish të internetit.

Please follow and like us: