Albspirit

Media/News/Publishing

Fshati zviceran ofron shumën marramendëse për ata që duan të jetojnë aty

Për të luftuar plakjen e popullsisë, bashkia e fshatit Albinen në Zvicër, i ofrn cdo personi nën moshën 45 vjec, më shumë se 20,000€ për t’u zhvendosur aty. Për secilin fëmijë familjes i ofrohen 10,000 Franga (8,500€). Një familje prej katër anëtarësh të rritur nën moshën 45 vjecare duke përfshirë dy fëmijë do marrin një shpërblim prej 63,000€ vetëm për t’u zhvendosur në Albinen.

“Ky është një investim mjaft produktiv për të ardhmen e fshatit” – deklaron bashkia në planin e saj ambicioz e cila shoqërohet sigurisht me kushte të caktuara.
Alpet Zvicerane janë një vend ideal dhe i mahnitshëm për jetesë. Fushat e gjelbërta dhe mbulimi i tyre me borë gjatë stinës së dimrit i jep asaj peisazh të mrekullueshëm. Për të përfituar nga ky bonus banorët duhet të jetojnë së paku 10 vite në fshat.
Me zhvendosjen masive të banorëve të rinj bashkia e fshatit shpreson në rihapjen e shkollës e cila është mbyllur nga mungesa e nxënësve. Fshati Albinen sot ka vetëm 204 banorë.

Please follow and like us: