Albspirit

Media/News/Publishing

Salianji shfaqet me peshk te kuq para Kuvendit

Opozita bllokoi foltoren e Kuvendit, ndërkohë që nuk lejoi deputetët të ngrihen për të folur. Pasi Ruçi ndërpreu seancën plenare, deputetët e opozitës kanë dalë në prononcime për mediat jashtë Kuvendit. I pari që ka folur ka qenë kreu i PD-së, Lulzim Basha, ndërkohë pas tij është shfaqur edhe Ervin Salianji me një peshk të madh në dorë, duke sjellë në vëmendje deklaratën e ambasadorit amerikan Donald Lu për kapjen e peshqeve të mëdhenj.

Salianjit nuk i është lejuar që të futet në Kuvend me të, por ai e ka shfaqur para hyrjes së Parlamentit për mediat. Më herët, për shkak të frikës së futjeve të tymuese si në seancën e votimit të Arta Markut, deputetët e opozitës janë kontrolluar nga Garda. Diçka të tillë e ka ngritur si shqetësim deputeti i PD-së, Edi Paloka, i cili u shpreh se deputetët e opozitës nuk janë terroristë

Please follow and like us: