Albspirit

Media/News/Publishing

Xhafaj-Marku, bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi, në luftën kundër krimit të organizuar.

 Dy zyrtarët janë takuar paraditen e të premtes, ku dhe kanë firmosur dokumentin zyrtar të bashkëpunimit, sipas të cilës të dyja palët kanë hedhur në letër angazhimet dhe detyrat e tyre.