Albspirit

Media/News/Publishing

Humb jetën vajza që sensibilizoi gjithë Shqipërinë

Mbrëmjen e të premtes u nda nga jeta , Anxhela Noçka, vajza që në janar të vitit 2017 u diagnostifikua me sëmundjen e rrallë “Lymphomablastic lymphoma”. Familjaret e saj falenderuan “të gjithë ata që besuan fort se Anxhela meritonte të jetonte atë jetë, nga e cila ajo largohet sot gjithë dinjitet, se bëri gjithçka deri në kufirin e të pamundurës, kur trupi u dorëzua përgjithmonë, por jo shpirti i saj”. Prej një viti, 22 vjeçarja ndodhej në spitalin e Budapestit, por nuk ia doli mbanë ta përballonte sëmundjen. Fushata “Për Anxhin”, bashkoi të afërm, miq, personazhe publikë, qytetarë të thjeshtë, biznese dhe institucione shtetërore. Me qëllim grumbullimin e fondeve që do të bënin të mundur kurimin e saj.

Please follow and like us: