Albspirit

Media/News/Publishing

“Pa Mure”, revoltë ndaj izolimit

Eksperienca e saj në dyzet premiera të shfaqjeve të baletit ia ka mbushur mendjen asaj ta realizojë koreografinë e shfaqjes së parë për vitin 2018, të institucionit ku është pjesë që dymbëdhjetë vjet.

“Pa mure”, kështu e ka titulluar këtë shfaqje balerina Teuta Krasniqi, e cila ka marrë përsipër rolin e koreografes, transmeton emisioni Express në KTV.

Mungesa e liberalizimit të vizave thotë ta ketë inspiruar atë për ta realizuar këtë koreografi, në prag të dekadës së parë të pavarësisë së vendit.

Të befasuar por edhe të mrekulluar, e komentojnë idenë e koleges së tyre balerinët Sead Vuniqi dhe Aulonë Nuhiu, të cilët do të jenë në rolet protagoniste të kësaj koreografie.

Drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj, e ka konsideruar fillim të mbarë iniciativën e balerinës Krasniqi, për ta realizuar këtë koreografi.

Premiera e shfaqjes koreografike “Pa mure” do të inskenohet më 8 shkurt në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ndërsa ajo do ta hapë sezonin e ri të Baletit Kombëtar të Kosovës.

Please follow and like us: