Albspirit

Media/News/Publishing

Vettingu në polici: 130 efektivë të burgjeve me precedentë penalë

Vettingu i nisur në Policinë e Shtetit ka zbardhur 130 emrat e parë të efektivëve në detyrë që kanë dënime penale.

Në sajë të procesit në fjalë, që do të shërbejë për të “pastruar” policinë është zbuluar se 130 efektivë të policisë së Burgjeve kanë precedentë të mëparshëm penalë dhe Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve do nisë procedim disiplinor për ta.

“Bazuar në verifikimin e kryer nga strukturat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve deri tani rezulton që rreth 130 persona janë me dënime penale” bëjnë me dije burime të kësaj ministrie. Verifikimi është bazuar në Nenin 17 pika 1/d i Ligjit nr. 10032 “Për Policinë e Burgjeve”, ku thuhet se një nga kriteret e përgjithshme për t’u pranuar në Policinë e Burgjeve është që personi të “mos jetë dënuar penalisht me vendim gjykate të formës së prerë”, njofton ministria.

Please follow and like us: